Kronika, Kryesore

Asnjë hetim: Ikin nga vetingu, por gëzojnë milionat

Vizion Plus

Asnjë i shkarkuar nga vetingu për mos justifikim të pasurisë nuk po hetohet nga Prokuroria.



12 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyra deri më tani. Për të gjithë këta, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur pasuri të paligjshme, deklarime të rreme, fshehje të milionave, mungesë justifikimi të të ardhurave dhe evazion fiskal.

I vetmi për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi ndjekje penale, duke i dërguar dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme, ishte Besnik Imeraj. Çështja e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese i kaloi për shqyrtim Prokurorisë së Durrësi. Por kjo e fundit e pushoi atë, pasi nuk kishte element të veprës penale.

Drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme pohuan për Vizion Plus se ligji i ndalon të hetojnë gjyqtarë ë prokurorë të shkarkuar. Këtë mund ta bëjë çdo prokuror përmes hetimeve kryesisht ose në rastet kur ka kallëzime nga organet e vetingut.

Në këtë rast, organi qendror i akuzës vetëm administron materialet.

Hetime, por jo për fshehje të pasurisë, prokuroria ka nisur mbi ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Ai akuzohet se ka fshehur një dënim me burg e gjobë për vjedhje në Itali. Por ashtu Prokuroria e Përgjithshme ka administruar materiale për prokurorin Vate Staka, i cili u rikonfirmua në detyrë.

Verifikimet për këtë çështje i kanë kaluar Sektorit të Inspektimit.

Thënë ndryshe, të gjithë gjyqtarët e prokurorët që u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë për shkak të pasurive të vënë na mënyra të dyshimta, do t’i vazhdojnë t’i gëzojnë milionat. Të paktën deri më tani.

Pak ditë më parë, drejtuesi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit Shkëlqim Ganaj, deklaroi se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do ta kalojnë vetingun, për shkak të problemeve me pasurinë.

PasPara

1 koment

  1. Nuk ka problem per milionat por le te zhduken nje here e mire nga drejtesia milionat eshte veshtire ti merren por u duhet hequr e drejata e ushtrimit te profesionit.Mund te kthehen ne fajdexhi,shitesa,qiradhenes apo pronare bordellosh , por KURRE te japin e te bejne drejtesi!!!! Duke mos pasur privilegjet qe kishin ato dote harrohen ose kujtohen per te keq si hajdute dhe pasardhesit e tyre si bije bija prostitutash te drejtesise!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas