Sport

Asensio dëshiron transferimin në Premier League

Marco Asensio po konsideron largimin nga Real Madrid, sidomos tani që për të është interesuar klubi i Liverpool, sipas shtypit britanik.

Spanjolli kërkon të jetë në formacionin e Los Blanco për sezonin e ardhshëm, pasi ka lënë një përshtypje shumë të mirë në Bernabeu gjatë sezonit të kaluar.



Por nëse asnjë prej Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Isco nuk largohet edhe për më tepër nëse Real merr Neymar, atëherë hapësirat e Asensio nuk do të jenë të mjaftueshme.

Sipas Diario Gol , kjo e ka bindur Asensio të hedh sytë nga Premier League, ku krahas ofertës së Chelsea, ajo e Liverpool duket më tërheqëse për spanjollin e talentuar.

22-vjeçari i ka thënë edhe shokëve të tij te kombëtarja e Spanjës që do të luajë në Rusi se tani ka ardhur momenti të jetë titullar në nivel klubesh dhe Real nuk ia garanton diçka të tillë.

Liverpool mund të paguajë rreth 70 milionë euro për të marrë atë që ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, e ka cilësuar si mëngjarashi më i mirë në botë, pas Leo Messit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas