Kryesore, Sport

“AS” dhe Lopetegui japin sinjale shprese për Interin

Orët kalojnë dhe shpresat e Interit për të transferuar Luka Modriçin në Milano vijojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme.

Ndonëse kroati është në Talin, ku do të luajë sot në mbrëmje Superkupën e Europës ndaj Atleticos, sinjalet që vijnë për të ardhmen e tij, janë vërtetë shpresëdhënëse për zikaltrit.



Kështu trajneri Lopetegui, ndryshe nga herët e tjera kur shprehej i bindur se Modriç do të vijonte të qëndronte në Madrid, mbajti tjetër qëndrim në konferencën për shtyp nga Talini.

“Këtë herë nuk dua të flas për merkaton. Luhet Superkupa e Europës dhe është e drejtë që të përqendrohemi dhe të flasim për të”, tha trajneri i madrilenëve.

Ndërkohë, më herët e përditshmja spanjolle “AS”, hoqi dorë nga bindja e saj se Modriç do të rinovojë me “Los Blancos” dhe për herë të parë artikuloi dëshirën e kroatit për t’u larguar.

Ekspertët e merkatos flasin për një akord mes Perez dhe Modriç, që transferimi të kryhet vetëm pas ndeshjes së Superkupës, ndërsa e enjtja do të jetë një ditë vendimtare për fatin e mesfushorit kroat.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas