Kryesore

Artistët sfidojnë Ramën me projektin e tyre dhe marrin mbështetjen e Bashës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në një takim sot aktorët e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh se projekti i Edi Ramës për Teatrin Kombëtar është një projekt korruptiv dhe krriminal.

“PD është kundër prishjes së teatrit kombëtar, ajo që po bën Edi Rama është një akt korruptiv dhe kriminal. Ne do të propozojmë një amandament kombëtar për artin dhe kulturën, në thelbin e të cilëve do të jetë respekti për artin.



Kryeministri është një artist i dështuar, Edi Rama e urren mendimin e pavarur dhe mendimin ndryshe. Këto janë akte bolshevike, komuniste, po centralizon gjithçka. Teatri nuk do të shembet, dhe ne do të jemi aty me të gjithë forcën tonë, që ta ndalojmë projektin e Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër aktorët kanë njoftuar se të hënën do të paraqesin një një projekt të tyren në lidhje me rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar.

Ata janë unifikuar në qëndrimin e tyre për të mos e shembur godinën ekzistuese, por ta rikonstruktojnë atë duke e bërë funksionale, në të njëjtën kohë të ruajnë dhe vlerat e trashëgiminë kombëtare.

Këtë deklaratë e ka bërë aktori Arben Derhemi i cili iu përgjigj dhe pyetjes nëse i kanë bërë kërkesë kryeministrit Edi Rama.

“Ne kemi kërkuar takim me Edi Ramën, po nuk na është përgjigjur. Dhe takimi që ai bëri ishte thjesht formal. Me arrogancën e tij përveçse na tregoi një plagjiaturë, fyeu dhe ofendoi disa nga figurat më të ndritura të artit. Të hënën artistët do të paraqesin një projekt të tyren për rikonstruksionin e teatrit”, u shpreh Derhemi.

<
>
basha me artistet1 basha me artistet2 basha me artistet3 basha me artistet4
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas