Kryesore, Politika

Artistët dhurojnë gjak për talasemikët, Meta: Ndiqni shembullin e tyre fisnik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka falënderuar artistët që i janë bashkuar kauzës për dhurimin e gjakut.

I rrethuar nga artistë të njohur shqiptarë, këngëtarë, aktorë e prezantues, Kreu i Shtetit thotë se ata treguan se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira.



“Sot kam një falënderim të veçantë për këtë grup të mrekullueshëm artistësh, sportistë e gazetarë të mirënjohur, që iu bashkuan me vullnetarizëm kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut.
Me aktin e tyre, për t’iu bashkuar ‘Aleancës së Dhurimit të Gjakut’, ata treguan edhe sot se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare, humanizmin dhe solidaritetin.
Në shembullin e tyre i ftoj edhe njëherë të rinjtë e të rejat, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, përmes një procesi tërësisht të sigurt, që iu shërben jo vetëm shëndetit të tyre por edhe ndihmon për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të.🇦🇱”,- shkruan Presidenti Meta.

  • foto galeri foto galeri

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas