Kryesore, Universitet

Artan Shkreli: Hapja e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës në UET, një lajm shumë i mirë për Shqipërinë

Në forumet UET  të organizuara nga Universiteti Europian i Tiranës, i ftuari i rradhës, ka qenë arkitekti Artan Shkreli, i cili ka diskutuar për çështjet e arkitekturës në Shqipëri dhe problematikave që ka. Shkreli ishte edhe i ftuari i parë me ekspertizë në fushën e arkitekturës, në forumet UET, në kuadër edhe të hapjes së Fakultetit më të ri, atij të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Pikërisht kjo iniciativë e Universitetit Europian të Tiranës, është cilësuar nga arkitekti Shkreli si një risi dobiprurëse për të gjithë shoqërinë shqiptare.

“Unë uroj që këto degë të reja që janë hapur, të kenë një të ardhme të tyren, në të mirën e studentëve dhe në të mirën e vendit dhe natyrisht të ndihmojnë edhe në lulëzimin e këtij universiteti që tashmë ka një histori të vetën shumë të rëndësishme në arsimin shqiptar. Thënë kjo, do shtoja që është një lajm shumë i mirë që hapet një fakultet i ri arkitekture dhe sidomos për një vend si Shqipëria ku ne akoma nuk kemi ezauruar deri diku mungesën e madhe teorike dhe praktike të zhvillimit urbanistik e për rrjedhojë dhe të arkitekturës në këtë vend si rezultat i një vonese historike që është ekzemplare në Europë. Këtu ne e kemi shumë kollaj të gjejmë fajtorët, t’ua vemë fajin pushtuesve, t’ua vëmë fshatarëve, t’ia vëmë klasës politike etj, por pavarësisht fajtorëve dhe atyre që s’janë fajtorë, besoj që hapja e një fakulteti të ri do shënojë edhe një vizion të ri përsa i përket kësaj disipline. Është e pamundur që të hapet një gjë e re dhe të mos sjellë një gjë të re me hapjen e saj”, tha Shkreli gjatë bashkëbisedimit me pedagogë dhe studentë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas