Kryesore, Sport

Artan Hoxha shpërthen ndaj Dukës: Pasi zbrazi stadiumin, tani Kombëtarja luan për…

Gazetari Artan Hoxha, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shpërthyer në akuza ndaj presidentit të FSHF-së, lidhur me faktin e stadiumit të boshatisur, në ndeshjen e “Elbasana Arenës” ndaj Izraelit.



Statusi i plotë

Me ne fund FSHF dhe Armando Duka, pasi zbrazen stadiumet ne ndeshjet e superliges, ia dolen ta boshatisin stadiumin kur luan kombetarja e Shqiperise, dhe ti largonin shqiptaret nga i vetmi gezim qe u kishte mbetur…
Sot ne Shqiperi – Izrael, ne stadium nuk jane as 4000 tifoze, ndersa cmimi i biletes per sportdashesit me te varfer te kontinentit eshte edhe me i shtrenjte se ne vendet me te zhvilluara te Europes. Nje bilete e thjeshte ne karshine e boshatisur eshte 24 euro, se ne
tribune shkon nga 80 deri ne 144 euro…
Duket sikur kombetarja luan per te kenaqur presidentin e FSHF me shoqerine e tij, si dhe komentatoret e supersportit…
Kjo eshte ndeshja hapese e nje edicioni eleminator me numrin me te vogel te tifozeve shqiptare ne 30 vitet e fundit…
Fitore per kuqezinjte tane sot. Gjithe shqiptaret jane me ju, mos lejoni qe ti merzisin dhe nga ekrani i televizorit ata qe i larguan nga stadiumi….

Capture

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas