Kryesore

Arsyetimi: Ja pse gjykata e la të lirë ish-gruan e Mirit të Xhikës

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e djeshme masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish-bashkëshortes së Mirit të Xhikes, e cila u arrestua tri ditë më parë nga policia.

Manjola Prifti rezulton se është dënuar në Itali me 7 vjet e 3 muaj burgim për “pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.



Mirëpo, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që ndaj Priftit të caktohet një masë e lehte sigurimi, pasi ajo nuk përbën rrezik për shoqërinë.

Çështja është gjykuar nga gjyqtari Arben Micko, që pranoi kërkesën e Prokurorisë.

E veja e Fatmir Ramës, Manjola Prifti, ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtin qëllim nga ana e Policisë së Tiranës.

Më 29 maj të vitit 2012, ajo u prangos në një lokal që ishte në pronësinë e saj, në Vaqarr të Tiranës, gjatë një operacioni të skuadrës së Operacioneve Speciale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas