KMR

Arsyeja e çuditshme pse nusja qëndron majtas gjatë betimit

Sezoni i dasmave është një aktivitet që fluksin e ka kryesisht gjatë verës dhe shumë prej nesh marrim pjesë të paktën në një dasmë gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Siç mund ta dini të gjithë, gjatë ceremonisë në kishë, xhami apo bashki dhëndri qëndron në të djathtë dhe nusja në të majtë dhe për këtë rezulton se ka një arsye shumë specifike, e cila nuk është aspak romantike.



Kjo traditë daton që në shekullin e 16-të dhe është një praktikë alarmante, sepse në atë kohë nuset zakonisht rrëmbeheshin.

Duke u kthyer në atë kohë, burrat i rrëmbenin nuset e tyre dhe gjatë kohës së betimit dhëndrit i duhej dora e djathtë e lirë që të kapte shpatën e tij në rast se njerëzit e nuses paraqiteshin në ceremoni për të marrë nusen mbrapsht pasi ajo ishte rrëmbyer

Shumica e çifteve vazhdojnë ta ndjekin këtë traditë por pa i dhënë shumë rëndësi historisë nga pas.

Po ashtu edhe shoqërueset e nuses, të veshura me veshje të njëjta është një traditë që lidhet me largimin e shpirtrave të këqinj, sepse kështu është më e vështirë që ata të gjejnë kush është nusja, po ashtu edhe rrëmbyesit do e kishin më të vështirë për ta dalluar nusen.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas