Op Ed

‘Arsimi falas? Jo!’

Nga Ilirjan Blloshmi

Sot studentët protestuan për arsimin falas. Kjo është një metodë komuniste, pasi në çdo vend demokratik arsimi paguhet. Kush thotë se ka bërë shkollën falas, gënjen. A kanë të drejtë studentët të protestojnë? Absolutisht po dhe po. Por jo për arsimin falas. Secili prej nesh arsimohet në mënyrë individuale. Kur marrim diplomën është me emrin tonë, askush përveçse nesh nuk e përdor këtë diplomë. Protesta e sotme kërkonte pak a shumë që: Shqiptarët, dhe ata që nuk shkojnë në shkollë, dhe ata që ikin në emigrim, të paguajnë për shkollimin e disa parazitëve që e duan çdo gjë falas. Pra, me fjalë të tjera im atë duhet të paguajë takse shtesë, që një vlonjat të arsimohet.



Po pse duhet të ndodhë kjo!? Sepse e kërkojnë disa veta që nuk e kanë bërë bismilah punën. Ministria e Arsimit duhet të ndjekë një politikë makro për të zgjedhur problemin. Kurrsesi të pranojë që universitetet të jenë falas. Një zgjidhje është pagimi i tarifës me këste. Pra, nëse nuk ke fuqi t’i paguash njëherësh, paguaj çdo muaj nga pak.

Një tjetër zgjidhje është: Ministria e Arsimit i shpërndan një fond çdo universiteti, më pas universiteti i shpërndan këto para në formë kredie, por pa interes për studentët. E studentët kanë të drejtë ta shlyejnë gjatë kohës që janë në fakultet.

 

PasPara

2 komente

  1. Një gjë duhet kuptuar drejtë. Arsim të lartë universitar falas, vërtetë që nuk ka edhe në vëndet më demokratike të zhvilluara , por kjo nuk do të thotë se meqë një pjesë e madhe e studentëve dalin me këtë kërkesë jorealiste, e ta përgjithësojmë këtë si një shkak të protestës
    Çdo vend ka specifikën e tij të zhvillimit dhe historinë e tij politike e është naive që krahasimet të bëhen me ndonjë shtet të fuqishëm ekonomik si p.sh. Gjermania.
    Ndërkaq nuk duhet haruar se vërtetë në kohën e sistemit socialist enverist, arsimimi konsiderohej falas.
    Por a ishtë në të vërtetë ky arsimim falas ?Nuk njiheshin gjithashtu edhe taksat të shprehura në shifra. Por punonjësit me punën e papaguar, shpërbleheshin me paga shumë të ulta.
    Për ta konkretizuar afërsisht.
    Nëse një punonjës paguhej për një muaj afërsisht me 25-30 dollarë, produkti mesatar mujor i tij i punës i sillte buxhetit të shtetit ,rreth 800 dollarë. Pra nuk kishte asnjë shërbim falas, përfshi edhe arsimin, pasi pa u ndjerë punonjësi grabitej me mbi 750 dollarë të kostos së produktit.
    Këta studentë nuk kanë ardhë nga Europa perëndimore për të kryer studimet në Shqipëri.
    Ata janë bij prindërish shqiptarë që akoma nuk e kanë kuptuar se nuk kishte shërbime publike falas në diktaturë, e gënjeshtrën e rrënjosur nga propogandat komuniste, ja trasmetojnë edhe bijve të tyre.
    Kam dëgjuar shpesh në biseda që qarkullon kjo mendësi :
    Po çfarë demokraci na qenka kjo, kur për çdo shërbim duhet të fusësh dorën në xhep e ku për gjithshka ka taksa ? Në kohën tonë të gjitha shërbimet i kishim falas, shëndetësin, arsimin, ujtë e pijshëm e nuk paguanim “asnjë” takse
    Por kjo nëse ju referohemi shifrave të përafërta të nivelit të pagave e të parave të punës së pa paguar, na del e kundërta, sepse me ate sistem edhe shërbimet edhe taksat realisht ishin më së paku dhjetë herë më të larta se sot kur paga mesatare shkon diku tek 350 dollarë,
    Nëse bëjmë krahasim me pagat mesatare të vendeve të zhvilluara që shkon mbi 1000 dollarë, atëhere duhet llogaritur qe edhe tarifat e shërbimeve e taksat duhet t’ju përgjigjen të ardhurave mesatare aktuale në Shqipëri.

    1. Jetojm ne Amerik, ka 20 vjet. skemi degjuar arsim te lart falas, me perjashtim te nje elite ekselente, qe i financon shteti, ose kompani te fuqishme private, qe kur te mbarojn universitetin ti mar ne kompani, si inxhinjer, ekonomist, fizkant kimist etj.
      Ne vendin ton qe diplomat han shitur rrugeve, tiituj shkencor e doktoratura , jan dhen me para, kopjim, esht krim kombetar, te pretendosh qe aresimi i lart te jet falas, per te gjith, jo vtem, qe sarihet kur, ne nje vend te varfer si yni, por dota shkataeronte me keq aresimin, sec esht shkateruar keto vite dhe te diplomuarit, vetem se dote mburen se kam mbaruar universitet, master dhe asgje me teper..
      Ministria e aresimit duhet te bej studim te ollesishem, qe vetemm ekselentet dhe ata qe jan me ndhm ekonomike mundet ti financoi shteti, kur kan rezultate te nevojshme, te tjeret, duhet te paguen, sa dhe si kjo ka vend te shikohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas