Aktualitet

Arrestohet shqiptari dhe tre grekë gjatë transportimit të 208 kg kanabis..




               Publikuar në : 14:25 - 18/06/18 |
mapo.al

Tre shtetas grekë dhe një shqiptar janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsiderueshme droge. Ata u ndaluan në Kozani, në pjesën veriperëndimore të vendit Droga e llojit kanabis ishte ngarkuar e tëra në një makinë tip VAN, që drejtohej nga një 25 vjeçar, shtetas grek.


Në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi shqiptar, me moshë 32 vjeç. Në 17 thasët kishte një sasi prej 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa. Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë grekë që me makinat e tyre kishin rolin e mbështetësit të transportuesve të drogës.

Siç rezultoi nga verifikimi, 32 vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje.

/Ora News.tv/

 


Etiketa: , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas