LAJMEKALENDARI / REZULTATE
Kronika, Kryesore

Arrestohet shqiptari, shikoni ku e kishte fshehur “bishën”

Një 38-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga efektivët e policisë në Modena në Itali për shkak të posedimit të një sasie të madhe kokaine.

Në makinën e të riut, një mjet i tipit Volkswagen Golf, është gjetur e fshehur në çati, rreth 1.2 kilogram kokainë, e barasvlefshme me qindra mijëra euro.



Dritat në pjesën e pasme të makinës shërbenin si kamuflazh për të fshehur në çatinë e mjetit drogën. Me të hequr pikërisht këto drita, policia ka gjetur një pako kokainë në të cilën shkruhej vetëm një fjalë… “bisha”.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE