Kronika, Kryesore

Arrestohet shqiptari i masakrës në Athinë

arber bakoArrestohet shqiptari që kreu masakrën në Athinë.

Arben Baku u arrestua në banesën e një miku të tij në lagjen “Goudi” të Athinës.



Ai akuzohet se ka plagosur 15 persona në një klub nate, kur hap zjarr me një armë kallashnikov.

Shqiptari kishte planifikuar komplet diçka tjetër, mbrëmjen kur me një kallashnikov hyri në një lokal nate duke plagosur 15 persona.

Media greke shkruan se, Baku kishte prenotuar një dhomë në një hotel pranë lokalit të natës dhe do të merrte dy femra me qëllim që të bënin “një treshe”.

Por dy femrat, kërcimtare në lokalin e natës ku ndodhi ngjarja, pasi kishin parë se, 31-vjeçari nga Shqipëria kishte konsumuar shumë alkool, kishin vendosur që të mos shkonin me të në hotel.

Në gjendje të dehur dhe në inat e sipër, ai kishte vendosur që të bënte masakrën në lokalin ku kishte ndjenjur për orë të tëra.

Ishte kthyer në dhomën e hotelit, ku kishte marrë armën duke hyrë në lokal dhe plagosur 15 persona.

I riu nga Shqipëria ishte identifikuar nga punonjësit e hotelit, kur policia ka shpërndarë foton.

31- vjeçari e ka ndryshuar identitetin disa herë, ndërsa mendohet si autor i të paktën një vrasje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas