Bota

Arrestohet prezantuesi televiziv, 50-vjeçari akuzohet për “grabitje me armë”

Prezantuesi televiziv i emisioneve kryesore sportive në Belgjikë dhe Francë, Stephane Pauwels, është vënë në pranga nga policia e Brukselit.

50-vjeçari i cili u arrestua në vazhdën e një hetimi të rëndësishëm policor akuzohet për “grabitje të armatosur me armë zjarri, gjatë natës, si pjesë e një grupi kriminal”, tha zëdhënësja e prokurorit federal, Wenke Roggen, për “AFP”-në.



Ajo shtoi gjithashtu se hetimi kishte nisur muaj më parë si pjesë e një operacioni për grabitjet e armatosura, vjedhjeve dhe shpërndarjes së drogës. Gjithsej të arrestuar janë 5 persona.

Arrestimi i Pauwels ndodhi në qytetin jugor të Monsit gjatë të martës, ndërsa të mërkurën doli para gjykatës ku u njoh me akuzën dhe më pas u la i lirë me kusht.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas