Kronika

Arrestohet presidenti i klubit të futbollit

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës, të përbërë nga 22 persona, midis të cilëve edhe shqiptarë. Operacioni është kryer nga karabinierët e Brescias dhe Bergamos. Në prangat e policisë ra edhe Gëzim Sallaku, president i klubit të futbollit ‘Darfo’, i cili militon në serinë D.

Në vilën e tij me pamje nga Liqeni Iseo, policia gjeti dhe konfiskoi 3 armë dhe municione, të cilat ishin të fshehura në garazh.



Gjithashtu gjatë operacionit, policia identifikoi një laborator droge në zonën e Bergamos. Mësohet se grupi kriminal, e ushtronte aktivitetin duke filluar nga Bergamo dhe shtrihej në qytetin e Parmës deri në Valle Camonica./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas