Kronika

Arrestohet një 18-vjeçar në Fier, i gjendet kanabis dhe një armë pa leje

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 18-vjeçar, të cilit i janë gjetur 30 doza hashash dhe një armë gjahu pa leje.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Markos Berberaj, 18 vjeç, banues në Patos.



Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 30 dozash lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, si dhe një armë gjahu pa leje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas