Kronika

Arrestohet me drogë 60-vjeçari italian në portin e Durrësit

Një shtetas italian është arrestuar nga policia kufitare në portin e Durrësit për trafik të lëndëve narkotike.

Piero Mormina u ndalua mbrëmë duke udhëtuar me makinë me destinacion Italinë.



Gjatë kontrollit të në automjetin e tij tip Fiat, në pjesën e  poshtme të prapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas