Kronika, Kryesore

Arrestohet juristi i Hipotekës në Korçë, policia: Ja përse akuzohet…

Policia e Korçës ka arrestuar juristin e Hipotekës në Korçë, Elvis Gjata.  Ai akuzohet për mashtrim pasi dyshohet se EGjata kishte mashtruar disa persona nga Librazhdi, duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash për të ndërhyrë për një çështje gjyqësore penale.

NJOFTIMI I POLICISE



Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas