Kronika, Kryesore

Arrestohet i shumëkërkuari shqiptar, gazetari i kronikës: Është mik i Aldo Bares dhe i politikanëve ‘të rëndë’

Shërbimet e policisë të Igumenices, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjec. “BalkanWeb” meson se Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenices do të kalonte për në Shqipëri.

Bego kishte ndërruar emrin në pasaporte në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. Edmond Bego rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizate kriminale për trafik kokaine dhe heroine.



48-vjeçari njihet si miku i Aldo Bares dhe rezulton me disa emra të tjerë si Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Ai ka qenë për disa kohë edhe president i klubit të futbollit të Lushnjës.

Bego është dënuar nga drejtësia italiane për kryerjen e veprave penale të rënda, të “mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur i kronikës së zezë Flamur Vezaj. Në një status në facebook ai shkruan se personi në fjalë rezulton me disa emra dhe mbrohet nga disa politikanë në Tiranë.

Vezaj shkruan më tej se Edmond Bego njihet nga gazetarët e kronikës  si një mik i ngusht me politikanet si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla.

Më poshtë statusi i plotë nga Flamur Vezaj:

“Manoli Irfan Bega, 48 vjec, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari kapet ne Greqi per llogari te denimit te dhene nga Italia per trafik te drogave te forta ne kuader te organizates krimianle etj etj!
#Ai njihet nga gazetaret e kronikes dhe sportit si ish-president i ekipit futbollistik te Lushnjes i emeruar nga “shefi” i tij tashme i denuar me burgim te perjetshem Aldo Bare! Lidhjen me te cilin vazhdon ta mbaj, duke “perfituar” me raste edhe shuma te medha parash ne emer te “shefit” te tij qe vazhdon te vuaj burgun ne qelit e Drenoves ne Korçe!

#48-vjecari me disa emra, tashme i rehabilituar ne nje biznesmen te sukseseshem i ndertimit ne Tirane njihet edhe si nje mik i ngusht me politikanet si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla! Por kohet e fundit shoqerise se tij i eshte shtuar edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lali Eri sidomos pas premtimit qe i ka bere biznesmenit te arrestuar, per dhenien e tenderit te projektin e ri te “Unaza e Re”, projekti që do të bashkojë shkollën Teknologjike me rreth-rrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një investimet më të mëdha infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë!

#Te gjithe keta bashke, dyshoj se e kane ndihmuar biznesmenin me shume emra dhe financuesin e fushatave njeherazi krahun e djathte te Aldo Bares te mos arrestohet ne Shqiperi prej vitesh edhe pse emri i tij rezultonte ne kerkim ne sistemin e policise!

#Eshte njohja e tij me politikanet qe ka “detyruar” Gjykatat shqiptare qe ti ndryshojne denimin e dhene ne Itali me 11 vjet burg, duke ia konvertuar ne Shqiperi ne vetem 4 vjet e 4 muaj burg! Vendim ky qe detyroi palen italiane te ndeprese sjelljen ne Shqiperi te njohjeve te vendimeve penale per shtetasit shqiptare per shkak te uljes drastike te masave te denimit!

#Ne perfundim, ne bashkepunim me mediat prane pushtetit dhe personave te interesuar do te lexoni e degjoni se 48-vjecari eshte arrestuar kot ne Greqi pasi ne Shqiperi ai nuk kishte arsye te arrestohet pasi e ka perfunduar denimin fal procedures se sjelljeve te mira dhe lirimit me kusht!”/Opinion.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas