Humor, Kryesore

Arrestohet hajduti në Shkodër, rrjeti habitet me emrin e tij

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër për të cilat është arrestuar një 27-vjeçar. Në pranga ra shtetasi Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes” pasi ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;

-Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin  në pronësi të shtetasit Gj. Q.



-Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin  në pronësi të shtetases F. Xh.

-Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj.  mjetin  dhe një bageti të trashë (Lopë).

Sipas Vizion Plus, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje në këtë rast është emri i veçantë i të arrestuarit, i njejtë me markën e njohur holandeze të pastës së dhëmbëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas