Kronika, Kryesore

Arrestohet grabitësja e karburanteve me 3 raste në muaj, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Fierit ka zbardhur vjedhjen e 1 karburanti dhe tentativën për vjedhje të 2 të tjerëve. Policia ka bërë të mundur ndalimin e autores, si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Sipas njoftimit të policisë është sekuestruar arma me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.4d63db5a-3178-44a2-ad60-1ec3b7aa0c25



 

 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:

•Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

•E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.e91d2bf1-6359-4ab9-a19d-2019cc298cd2

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Automjeti me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.

• 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.

• 1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.

5b1ff4aa-78d9-494c-9794-f7655775c5fe

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas