Kronika, Kryesore

Arrestohet bosi i Ndrangetas, lidhja me shqiptarët, trafikonin kanabis e heroinë nga Shqipëria

Mëngjesin e sotëm, policia italiane ka vënë në pranga bosin e mafias kalabreze Ndrangheta, 29-vjeçarin Luigi Abbruzzese, i cili kërkohej intensivisht që nga viti 2015. Ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm në Itali.



Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga ekipet e policisë në Cosenza dhe Catanzaro, me mbështetjen e Policisë Shkencore. Në momentin e ndalimit në nj ë banesë, ai kishte me vete 2 armë, municion dhe një dokument identifikimi të falsifikuar.

Luigi Abbruzzese
Luigi Abbruzzese

Lidhur me arrestimin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili përgëzon forcat italiane të rendit.

Luixhi Abruceze ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge në Apel.

“Luigi Abbruzzese nuk është një dosido, por shefi i Cassano-s, ku është një ‘Ndrangheta që lidhet me atë të Gioia Tauro. Ai mund të krijonte raporte të drejtpërdrejta me trafikantët kolumbianë, afganë e shqiptarë”, citohet nga mediat italiane prokurori i Antimafias, Nicola Gratteri.

Abbruzzese i shpëtoi operacionit “Gentleman” në vitin 2015, që zbuloi se si klani “Cassano allo Jonio” dhe ai “Corigliano”, në Cosentino, arritën të hapnin një kanal të importit të drogës nga Amerika e Jugut dhe Shqipëria. Nga Amerika importohej kokainë, ndërsa nga Shqipëria marijuahanë dhe heroinë. Droga nga Shqipëria trafikohej përmes detit, apo edhe në rrugë tokësore, duke u fshehur në automjete.

Gjatë aksionit të 16 shkurtit 2015 që çoi në pranga 33 persona, mes tyre 9 shqiptarë.

Gjatë hetimeve, efektivët kapën 33 ton heroinë dhe kokainë, dhe dhjetëra kallashnikovë. Gjithashtu u sekuestruan pronat me vlerë rreth 50 milion euro.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas