Kronika, Kryesore

Arrestohet 42-vjeçarja: Tentoi të mbyste 2 vajzat e saj dhe dogji banesën e bashkëjetuesit

Një grua që tentoi të mbyste 2 vajzat e saj të mitura dhe dogji shtëpinë e bashkëjetuesit të saj ditën e hënë në Fier, është arrestuar.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar 42-vjeçarja Rudina Kishta, banuese në fshatin Grecalli të Fierit, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë 2 vajzat e saja të mitura binjake 6-vjeçare në ujërat e lumit Seman.



Kishta po ashtu akuzohet se ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj Ardian Gjika në fshatin Grecalli.

Një ditë më parë, Gjika akuzoi publikisht bashkëjetuesen e tij për zjarrin në banesë.

“Bën vaki ka rënë në depresion dhe ja ka vënë zjarrin. 1 000 përqind, ia ka vënë edhe më përpara, i kam plaçkat aty unë, tha Gjika.

Sipas burimeve policore, Kishta ka thënë se nuk e ka vënë ajo flakën edhe pse ka qenë e mërzitur me burrin.

Ajo kishte një janë që ishte kthyer në shtëpinë e Ardianit, me të cilin konfliktohej vazhdimisht pasi ky i fundit konsumonte alkool, raporton TV Klan.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas