Kronika, Kryesore

Arrestimi i Safet Bajrit, ja çfarë i gjetën me vete…

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës arrestuan dje “të fortin” e Shkodrës, Safet Bajri.

Ai u ndalua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa burimet thanë për gazetën Panorama se ai mbante edhe një armë pa leje. Arrestimi i 34-vjeçarit u krye në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej afro një viti, pas dyshimeve për përfshirjen e tij apo drejtimin e një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.



Nga ana tjetër, ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel.

Policia e Shtetit nuk dha ndonjë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e Safet Bajrit, por burimet thanë se bashkë me të janë ndaluar edhe disa persona të tjerë, të afërm e miq të tij.

Të njëjtat burime thanë se operacioni ka vijuar përgjatë gjithë natës në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera, pasi bëhet fjalë për ekzekutimin e disa urdhër-arresteve të firmosura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas