Aktualitet, Kryesore

‘Arrestimi i kuksianëve, ish-ministri: Rilindja nuk njeh më ligj! Mbase ka zot…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi pas disa raportimeve se policia ka arrestuar protestuesit kuksianë gjatë natës, por proces-verbalet janë falsifikuar.

“Policët, prokurorët dhe eprorët e tyre, që shoqëruan në mes të natës dhe i ndaluan në mes të ditës, duke fallsifikuar letrat, duhet të ishin në burg!



Transmetimet vizive në media, provojnë se arrestimet janë bërë natën! Ndërkohë me letra ato janë arrestuar ditën!

Çfarë shteti!!!

Av. Altin Goxhaj ka bërë një punë të shkëlqyer denoncuese me prova të qarta!

Fallsifikimi i dokumentave, rrëmbimi i personit, arrestimi i paligjshëm heqja e paligjshme e lirisë, janë vepra penale. Të gjitha këto vepra janë kryer në bashkëpunim dhe në shkelje të rëndë të detyrës publike!

Gjykatësja e Kukësit që gjykoi në Tiranë, jashtë rregullave, nuk mund të jetë më gjykatëse! Ka humbur çdo test të Vetting-ut! Ka legalizuar shkeljen e lirisë së personit dhe ka dhunuar vetë lirinë kushtetuese të qytetarëve!

Ligjërisht ata që mbahen në mënyrë haptazi Anti-Kushtetuese duhet të ishin të lirë. Në vendin e tyre duhet të ishin dhunuesit publikë!

Ky është krim shtetëror! I pastër fare!

Rilindja nuk njeh më ligj!

Mbase ka zot…”, shkruan Manjani.

PasPara

1 koment

  1. Kjartë e saktë.
    Që të arestosh natën 23 qytetarët në shkelje të ligjit e një gjykatëse e Kukësit të zhvillojë gjyqin e tyre në Tiranë, edhe kjo një shkelje tjetër e ligjit, nuk mund të konsiderohet drejtësi por burracakëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas