Politika

Arrestimi i Edmond Begos nga policia greke, PD: Anëtari i Aldo Bares mbrohej nga Rama

Përmes një deklarate për mediat, deputeti i PD Edi Paloka ka thënë se kryeministri Edi Rama mbron trafikantët.

Duke iu referuar arrestimit dje në Igumenicë nga policia greke të Edmond Bego, 48-vjec, pasi është dënuar nga Italia për trafik droge, Paloka thotë se, Bego thotë se policia shqiptare mbylli sytë për anëtarin e bandës së Aldo Bares.



“Shqipëria është kthyer në strehën e trafikantëve. Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar, anëtarin bandës së Aldo Bares i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge.

Pavarësisht se ai ishte shpallur në kërkim nuk ishte arrestuar. Nëse nuk do te shkonte me pushime dhe nuk do të arrestohej nga policia greke nuk do e dinim se ai ishte një trafikant droge.

Policia e shtetit mbylli sytë dhe nuk shikonte trafikantin e drogës që shëtiste në Shqipëri”- tha Paloka./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas