Kryesore

Arrestimi i Arbër Çekajt, vjen reagimi i parë i PD: Të identifikohen ‘arkitektët’

Menjëherë pas lajmit se është arrestuar në Gjermani i shumëkërkuari Arbër Çekaj, i njohur si pronari i kompanisë “Arbi Garden”, në kontenierin e të cilit u kapën 613 kg kokainë në fund të shkurtit të këtij viti në Maminas të Durrësit, vjen reagimi i menjëhershëm i Partisë Demokratike.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në “News 24” ka komentuar arrestimin e biznesmenit të bananeve si një hap pozitiv, por sipas tij duhen vënë në pranga “arkitektët” e vërtetë të trafikimit të sasisë rekord të kokainës në Shqipëri.



“Madhësia e arrestimit është relative. Sa herë ka një të kërkuar nga drejtësia, urdhri për arrestin ndërkombëtar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit e ka përcjellë te autoritetet gjermane dhe kjo është aftësi e gjermanëve, është gjë e mirë. Duhet të kuptojmë se kjo nuk është vetëm një histori e një tregtari bananesh që merret me trafik droge, por ka patur garanci që të kalojë në disa porte, dogana. Pra, duhet identifikuar “arkitektët” e vërtetë që fshihen pas ngarkesës”, u shpreh Alibeaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas