Kronika

Arrestimi i 4 të ‘fortëve’ në Shkodër, mes tyre edhe ish-kampioni i boksit Astmer Bilali






               Publikuar në : 13:01 - 06/09/18 |
mapo.al

Mes 4 të arrestuar si pjesë e bandave kriminale në Shkodër, është edhe një ish-kampion boksi. Bëhet fjalë për Astmer Bilalin, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër.


Siç mëson ‘BalkanWeb’ Bilali në vitin 2012 ka qenë boksieri i vetëm nga katër pjesëtarët e tjerë të Shqipërisë, që mundi të kalonte në turin kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”. Por ai nuk arriti që të fitonte, pasi u mund nga boksieri rumun Ionut George raundin e 1/8-ve.

Të arrestuar janë:
• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;

• Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Gjithashtu në operacion janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas