Kryesore

Arresti i Gjuriç/ Reagon ashpër Presidenti serb Vuçiç: Shqiptarët janë terroristë!




               Publikuar në : 22:16 - 26/03/18 |
mapo.al

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i quajti shqiptarët terroristë, në reagimin e tij lidhur me arrestimin në Mitorvicë të Gjuriç, drejtori i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë serbe.


Për presidentin serb, arrestimi i Gjuriç, është një “provokim brutal i autoriteteve të Prishtinës”.

Këto terroristë të mjerë kapën Marko Gjuriqin, e tërhoqën atë përgjatë rrugëve të Prishtinës. Çdokush që ndikoi në rrëmbimin e Marko Gjuriç do t’i përgjigjet autoriteteve serbe”,- tha Vuçiç, i cili u kërkoi të gjithë qytetarëve të jenë të qetë dhe paqësorë…

Sot ishte një ditë e vështirë për ne, terroristët shqiptarë donin të tregonin fuqinë e tyre. Ata e treguan këtë. Ne do të ruajmë popullin tonë”.

Deklaratat e Vuçiç për mediat, u bënë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë në Beograd.

Gjuriç u arrestua për qëndrim të paligjshëm në Kosovë e më pas u depërtua në Serbi.


Etiketa: , , , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas