Aktualitet, Kryesore

Arratisje fundjave, “Daily Mail”: Tirana mes 10 qyteteve që duhen vizituar

E përditshmja britanike “Daily Mail” ka listuar kryeqytetin shqiptar, Tiranën si një nga destinacionet që nuk duhen humbur për t’u vizituar, pasi kostoja e udhëtimit është e lirë. Tabloidi britanik ka listuar Tiranën në vendin e 7 mes 10 qyteteve ku arrihet me fluturim direkt nga aeroportet angleze për një “arratisje” të shkurtër.

“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me dell aventuresk. Krahas vizitimit të muzeut historik dhe xhiros me tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste, rekomandohet edhe një udhëtim në Bunkart. Ky është një muze arti bashkëkohor dhe historie moderne i ndodhur brenda një ish bunkeri. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”, shkruan Daily Mail.



Si një arsye pse qyetarët duhet ta ndërmarrin këtë udhëtim, gazeta përmend fluturimet low-cost nga Londra në Tiranë.

Së bashku me kryeqytetin, vendet e tjera në listë janë Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi.

<
>
40a7da45-7eeb-4e74-8c13-e30140dc2e70 59c683f1-065c-40f2-ae2a-80c1b814894f d663697b-1349-424e-8c90-2c14835d8482 fba98382-3ca4-4e10-a022-4f092305ac3d
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas