Aktualitet, Kryesore

Arratisja e Gruevskit, ‘Tema’: Doli nga Hani i Hotit drejt…

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, tashmë në kërkim ndërkombëtar, mendohet se ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë, ku dhe ka kërkuar azil politik.

Gazeta “TemA”, mëson se, ish-shefi i qeverisë së Maqedonisë, ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.



Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se:

“N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.

Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”,- shkruan “TemA”.

Në fakt në sistemin TIMS, nuk rezulton se ai ka kaluar kufirin shqiptar, dhe se në Shqipëri ka hyrë ilegalisht nga kufiri i gjelbër.

Burime për “Top Channel” thanë se, Gruevski ka qënë në një makinë të ambasadës hungareze, me të cilën me pasaportën e tij ka kaluar kufirin për në Mal të Zi nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale./Tema/

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas