Aktualitet

Armë, drogë e lidhje me Ndrangetën e Kamorrën: Prangosen edhe disa shqiptarë

Armë dhe drogë. 19 urdhërarreste, 16 në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Është ky rezultati i një operacioni të autoriteteve italiane, mes Romës dhe Napolit, raporton TV Klan.

Në operacion, sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, morën pjesë 200 karabinierë me helikopterë e automjete. Në pranga përfunduan 2 grupe kriminale, një me influencë të Camorrës, ndërsa tjetri me bashkëpunim me eksponentë të ‘Ndrangheta. Të dyja këto banda kriminale operonin në Romë.



Akuzat janë të ndryshme, që nga lidhjet me trafik kokaine deri te përdorim i agravuar i armëve të zjarrit. Mes të arrestuarve është një grua dhe disa shqiptarë.

Hetimet e karabinierëve në Romë arritën në përfundimin se në kryeqytetin italian operonin dy organizata kriminale, të dyja të armatosura dhe të përfshira në narkotrafikun, me bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin, njëra prej të cilave me karakter mafioz me ndikim nga Camorra, e udhëhequr nga vëllezërit Salvatore dhe Geni Esposito, bijtë e Luigi-t, i njohur ndrysha si “Nacchella”, ndërsa tjetra me drejtues Vincenzo Polito, që kishte lidhje me eksponentë të ‘Ndranghetas në provincën e Reggio Calabria, familjet Filippone dhe Gallico.

Mes urdhërarresteve të lëshuara është edhe një për shqiptarin e njohur për lidhjet e tij mafioze, Arben Zogu. Operacioni i autoriteteve italiane vazhdon dhe në total janë lëshuar 44 urdhërarreste. Pritet që më shumë detaje të ketë në orët në vijim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas