Kryesore

Arkitekti i teatrit të ri projektoi edhe xhaminë moderne në Tiranë






               Publikuar në : 11:04 - 13/03/18 |
mapo.al

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë është hartuar nga Bjarke Ingels.


Emri i tij është lakuar disa herë nga kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Danezi është një nga arkitektët më të mirë inovatorë në botë, i vlerësuar nga revista Time si një prej njerëzve më me ndikim në botë.

43-vjeçari megjithatë nuk është një emër i panjohur për vendin tonë.

Në vitin 2011 ai fitoi një konkurs për projektin më të mirë për xhaminë e madhe të Tiranës.

Projekti ishte parashikuar për t’u ndërtuar më afër qendrës.

Tre godinat e ndërthurura parashikonin një xhami, një qendër islamike dhe një muze.

Projekti modern nuk mori kurrë jetë dhe më vonë u miratua ndërtimi i një xhamie më klasike, e financuar nga turqit.



CLOSE
CLOSE
Pas