Media

Arjan Çani tregon se me cilën moderatore do të zgjidhte të drejtonte ‘Zonë e lirë’…

Nuk është edhe aq e thjeshtë. Për Çanin, jo e jo.

Për kaq shumë vite sa ka në ekran, vështirë për publikun, por edhe për të, ndoshta, të mendojë se mund të ketë në krah një bashkëprezantuese.



Arian Çani ka nisur një sezon tjetër në “Tv Klan” dhe çdo të premte, për disa orë rresht mban të mbërthyer publikun me “Zonën”, në të cilën javë pas jave ka të ftuar personazhe nga fusha të ndryshme të jetës dhe të artit.

Por a ka menduar ndonjëherë ta sjellë si risi në programin e tij një bashkëprezantuese? Ajo që mban gjithmonë emrin Sophie është asistentja që e ndihmon Çanin me të ftuarit, ndërsa të gjithë pjesën tjetër të programit, gazetari dhe moderatori e menaxhon vetë duke ia dalë mbanë me sukses.

Po sikur të ketë një kolege në krah?

Këtë të shtunë, një ditë pas programit të dytë për këtë sezon, Çani do të jetë i ftuar në Pop Culture për të rrëfyer disa sekrete televizive, për të ndarë me publikun një profil tjetër pak më privat, por edhe për të zbuluar “marrëzitë” që ndodhin në botën e televizionit.

Image

Ndërsa nuk i lë batutat përballë Dojna Memës, i përgjigjet edhe pyetjes pikante të saj, me shumë mirësjellje: “Nëse do ishe i detyruar të bashkëprezantoje me dikë tjetër, kë do zgjidhje?” – e pyet moderatorja dhe Çani, pa u menduar fare, ia kthen: “Ty… Sinqerisht!” E pabindur, Dojna e pyet nëse do të vijë në Top, me këtë që thotë, por Çani, nuk bie aq lehtë pre e provokimeve të saj…

“Një tmerr i vërtetë…” – thonë ata të dy njëzëri, por nuk dihet nëse i referohen “ardhjes” së Çanit në Top (montazhi i videos). Intervista, e cila pritet të transmetohet nesër në ekran, do të zbulojë edhe sekrete të tjera nga Çani, madje edhe gjëra për të cilat ai nuk ka folur asnjëherë më parë.

 

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas