Kryesore, Media

Arian Çani tregon se për kë e merr malli mes Berishës dhe Ramës

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, aktori Rezart Veleshnja, për disa minuta, i ka zënë vendin Arian Çanit, duke i bërë këtij të fundit edhe një intervistë me pyetje pikante.

Në intervistën e titulluar ‘mall’ Veleshnja e ka pyetur Arian Çanin nëse ndjente mall për Ramën, Veliajn dhe Berishën.



Mesa duket Arian Çani nga të gjithë politikanët që ai i ka përmendur, është shprehur se ndjen mall për doktorin, siç e quan ai ish-kreun demokrat Sali Berishën, shkruan zoneelire.al

Më poshtë pjesë nga intervista:

Veleshnja: A të merr malli për Edi Ramën sepse keni qenë shok, por tani e urreni njëri- tjetrin mo plak?

Çani: Jo nuk është e vërtetë.

Veleshnja: Ti e urren atë sepse ai nuk ka kohë të urrej njeri, sepse ka bërë aq shumë lekë plak, sa i sheh njerëzit si miza? Sepse po ta mendosh hollë hollë, pushteti është i frikshëm mo plak. Në momentin që merr pushtetin i shikon këta poshtë si milingona ejj. A të merr malli?

Çani: Nuk më merr malli, por nuk e kam urryer asnjëherë në fakt.

Veleshnja: A të merr malli për doktorin plak?

Çani: Për Berishë? Sigurisht që më merr për Berishë, është e vërtetë që me merr malli.

Veleshnja: E merr malli për Berishën ejj, qenka demokrat.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas