Kryesore

‘Arena Kombëtare’ merr formë, dalin pamjet e stadiumit të ri




               Publikuar në : 22:53 - 20/08/18 |
mapo.al

Stadiumi i ri “Arena Kombëtare” po vijon të marr formë dita-ditës, me punimet që po ecin me ritëm tejet të lartë dhe brenda parashikimeve.


Së fundmi janë zbuluar dhe pamjet më të fundit të impiantit të ri nga brenda, ku duket qartë se tashmë kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen e tribunave si strukturë. Ndërkohë edhe puna për shtrehën metalike të stadiumit është drejt përfundimit.

Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit. Nga ana tjetër po vijon puna për instalimet elektrike dhe hidraulike në tribunën kryesore, raporton Newsbomb. Më poshtë keni dhe pamjet më të fundit të punimeve.

stadiumi-2.jpegstadiumi-1.jpegstadiumi-6.jpegstadiumi-5.jpegstadiumi-4.jpegstadiumi-3.jpeg


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas