Kronika

Ardi Veliu shkon të vizitojë 77-vjeçarin në spital, djemtë i kërkojnë llogari: Pse na qëlluat?






               Publikuar në : 11:14 - 15/09/18 |
mapo.al

Gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme nga forcat RENEA, në Divjakë në fshatin Rremas për të arrestuar Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, të dyshuar për vrasje, mbeti i plagosur 77-vjeçari Haxhi Lika.


Mjekët në spitalin e Traumës në Tiranë konfirmuan për Fax News se gjendja e tij është stabilizuar dhe se Lika kishte plagë në kokë dhe nuk i gjëtën plumb.

Ndërkohë bëhet e ditur se për ta takuar të moshuarin ka shkuar edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili është përballur me irritimin e djemve të Haxhiut, Albert dhe Martin Lika, të cilët u lane të lire pak orë pas shoqërimit.

Familjarët e 77-vjeçarit i kanë kërkuar shpjegime Ardi Veliut për ngjarjen. Ata pretendojnë të jenë qëlluar gjatë aksionit dhe pikërisht për këtë i kanë kërkuar llogari Ardi Veliut.

Ndërkohë që përgjigja tij ka qenë se: Po hetojmë! Ardi Veliu është takuar edhe me mjekët për të pyetur për gjendjen e 77-vjeçarit.

Ndryshe nga policia e cila deklaroi se Lika ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta, familjarët pretendojnë se forcat RENEA qëlluan kur ai ishte në gjumë me plumb në kokë.(Faxweb)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas