Media

Arbër Çepani: Seksi është ndër gjërat më të bukura që ka falur nga perëndia e njerëzimit

Arbër Çepani është një prej të rinjve shqiptarë që ka kontribuar për të mirën e vendit, por është komentuar shumë për jetën sentimentale.

Në intervistën për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ai u bë pjesë e pyetësorit për dashurinë ku rrëfeu se seksi është një prej gjërave më të bukura që ka falur perëndia e njerëzimit.



Pjesë nga biseda                                                                                                                                              

Dembacaj: Dashuria, një shots i shpejtë apo një shishe verë e ngadaltë?

Çepani: Shishe vere.

Dembacaj: Marrëzi çasti apo këmbëngulje e vazhdueshme?

Çepani: Këmbëngulja, por duhet dhe marrëzi çasti.

Dembacaj: Për të qenë më interesant, e vërteta thuhet apo fshihet?

Çepani: Kjo pjesa që thuhet nëpër filma, më thuaj të vërtetën se unë do ta vlerësoj, pastaj sa herë thua të vërtetën, ha ndonjë pantofël ballit. Kështu që, më mirë një gënjeshtër simpatike, por pa zarar.

Dembacaj: Propozim martese me perëndim dielli apo bashkëjetesë pa propozim, pa perëndim?

Çepani: Më pëlqejnë gjërat pasionante, perëndim dielli.

Dembacaj: Për një lidhje jetëgjatë, tradhtia rrëfehet se je i sinqertë apo mbahet e fshehtë për të mos tronditur ekuilibrat?

Çepani: Unë them se nuk është se zgjidh gjë po the se ke tradhtuar, jo se është gjë e mirë të tradhtosh. Prandaj jam i idesë që robi duhet të martohet kur e ndjen dhe unë them se dua të martohem sa më vonë që të shtrydh të gjitha eksperiencat e kur të arrij tek martesa të mos them pse nuk bëra këtë e atë. Për aq kohë sa mendoj të martohem, nuk është mirë të tradhtoj.

Dembacaj: Kur ka dyshime për dashurinë, ia thua partnerit që të të ndihmojë apo e zgjidh vetë në fshehtësi?

Çepani: Mirë është që të flitet çdo gjë. Bashkëbisedimi është ilaçi i çdo keqkuptimi.

Dembacaj: Xhelozia është e bukur dhe jep adrenalinë apo shkatërron lidhjen?

Çepani: Pak xhelozi për lezet duhet sepse tregon një lloj interesi, por nuk duhet të jetë në atë pikë sa të bëhet e bezdisshme.

Dembacaj: Je me të dashurën në lokal, kalon një femër e bukur. Thua me mend çfarë ylli kjo, ishalla nuk më sheh e dashura që po e shoh nga të pasmet apo i thua të dashurës, shpirt shif çfarë ylli kjo që kaloi?

Çepani: Kjo e dyta më shumë. Ata që më njohin e dinë që përfitoj nga fakti që bëj shaka me këtë prizëm.

Dembacaj: Marrëdhënia jote për seksin?

Çepani: Meshkujt kanë një lloj standarti, duhet të jenë më të çlirët se kjo ndikon tek vajzat në ndrydhjet seksuale. Mendoj që seksi është ndër gjërat më të bukura që janë falur nga perëndia e njerëzimitpor duhet trajtuar në mënyrë të bukur siç është, në mënyrë të pastër, pa dorëza. Ne si shoqëri të gjithë flasim, të gjithë aty e kemi mendjen por kemi një lloj pseudohipokrizie që e konsiderojmë një lloj tabuje dhe kjo na ndrydh. Në mënyrën që je i hapur ta bësh si të të vijë, me kë të të vijë është një gjë e mirë që në fund të fundit dhuron dashuri, as nuk vret, as nuk pret, as nuk dhunon por i bën njerëzit të ndihen mirë fizikisht dhe emocionalisht. Por këtu e përdorim si vegël për të arritur qëllime pushteti, financiare, pra për gjëra banale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas