Bota

Arabia Saudite planifikon ta shndërrojë Katarin në një ishull

Një përgjegjës i lartë saudit mbështeti sot për herë të parë idenë për krijimin nga Arabia Saudite të një kanali që do e transformonte gadishullin fqinj të Katarit në një ishull, nën sfondin e tensioneve diplomatike mes vendeve të Gjirit.

“Si qytetar, pres me padurim detaje mbi aplikimin e projektit të ishullit Salva, një projekt i madh historik që do të ndryshojë gjeografinë e rajonit”, shkruan në “Twitter” Saud al Qahtani, këshilltar i afërt i princit trashëgimtar, Mohammed ben Salmane.



Në prill, portali saudit “Sabq”, pro qeverisë, ishte i pari që fliste për këtë projekt për hapjen e një kanali, që do të fillonte në rajonin e Salvas dhe do të shtrihej për 60 kilometra në kufirin e vetëm tokësor mes Katarit dhe Arabisë Saudite.

Deri tani autoritetet nuk kanë reaguar në lidhje me këtë projekt.

Projekti i kanalit, që kërcënon të ndajë fizikisht Katarin nga Gadishulli Arabik, përbën episodin e fundit të tensioneve të forta që po bëjnë 14 muaj që kundërvënë Katarin me katër vende të rajonit, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas