Teknologji

Apple prezanton iPad-in e ri, pa butonin ‘Home’




               Publikuar në : 17:22 - 02/11/18 |
mapo.al

Gjiganti teknologjik “Apple” ka prezantuar tabletin e ri iPad Pro, MacBook Air dhe Mac Mini, në një konferencë që ka mbajtur sot në Brooklyn Academy of Music.


Apple ka hequr butonin “Home” dhe portin për kufje në tabletin e ri, për të shfaqur ekranin “cep më cep” të pajisjes që pritet të dalë në shitje që nga java e ardhshme.

iPadi vjen me dy opsione në ekran, 12.9-inç dhe 11 inç. Është ekran me Liquid Retina dhe posedon Face ID. Ka portin USB të tipi C, 1 terabajt hapësirë e brendshme dhe procesorin 8-core CPU dhe 7-Core GPU.

Është i hollë 5.9 milimetra dhe 25 për qind më i lehtë se modelet e mëparshme.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas