Teknologji

Apple, më 27 mars do të prezantojë iPad low cost

Pak ditë larg eventit që Apple do të organizojë më 27 mars në Lane Tech College Prep High School në Çikago kanë nisur të qarkullojnë disa thashesheme se çfarë do të prezantojë kompania me seli në Cupertino.

Në deklaratat për shtyp, Apple ka dashur të theksojë se kjo ngjarje do t’i kushtohet fushës së arsimit (arsyeja se pse ky event organizohet në një lice), por nuk e specifikoi se çfarë do të prezantojë në skenë.



Në një lajm të publikuar në faqen online të Bloomberg, duke iu referuar burimeve të brendshme të kompanisë, shkruhet paraprakisht se çfarë do të prezantohet në eventin e Apple më 27 mars. Protagonist do të jetë iPad, një version ekonomik i tablet-it kushtuar studentëve dhe botës së shkollës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mjaft e përhapur ndër studentët të mësojnë me ndihmën e një kompjuteri apo tablet-i. Dhe jo rastësisht, Chromebook, kompjuteri me sistem Chrome OS, i bazuar tek sistemi operativ Android, janë shumë të përhapur tek studentët. Kjo është pikërisht pjesa e tregut që synon Apple. iPad low cost duhet të zbehë fuqinë e Google tek studentët amerikanë, por jo vetëm, edhe ata në Europë.

Si do të jetë iPad low cost

E vetmja karakteristikë e sigurt e iPad-it ekonomik është madhësia e ekranit: 9.7 inç. Duke qenë një model low cost, procesori i pranishëm nuk mund të jetë A 11. Me shumë gjasa do të jetë A 10 apo modeli i mëparshëm, A 9.

Sa i përket memories së brendshme, vështirë se do të jetë më e madhe se 64 GB. Edhe sektori fotografik nuk do të jetë më i miri, por gjithsesi do të bëni foto cilësore. iPad ekonomik do të kushtojë 259 dollarë, shumë herë më i lirë se versioni më ekonomik i pranishëm tani në treg.

Apple Pencil i ri

iPad low cost do ta shoqërojë në skenë edhe një model i ri i Apple Pencil, i menduar për studentët. Edhe në këtë rast, bëhet fjalë për një model ekonomik me disa kufizime teknike. Apple Pencil mund të ndërveprojë me iPad si të ishit duke shkruar në një fletore apo duke përdorur kompjuterin.

Apple ndërkohë është duke punuar edhe për një MacBook low cost, i cili nuk do të prezantohet më 27 mars, pasi pajisja është në një fazë testimi. Me shumë gjasa ai do të prezantohet gjatë WWDC 2018 në qershor, eventi dedikuar zhvilluesve që Apple organizon çdo vit./Monitor

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas