Sociale

Aplikimet për kredi të butë, si do të zgjidhen fituesit, ja kur dalin emrat

Dita e fundit e dorëzimit të dokumenteve për përfitimin e kredisë së butë e ka gjetur Bashkinë e Tiranës plot. Ashtu si vitin që shkoi, i gjithë fluksi i aplikimeve u mblodh në tri ditët e fundit.

Shkarkimi i dokumenteve online, që pritej të lehtësonte punën për mbledhjen e dosjes voluminoze, pati efektin e kundërt. Të pamësuar me rrugët elektronike, jo pak prej tyre kanë hasur vështirësi në grumbullimin e vërtetimeve, duke e zgjatur procesin e duke shkaktuar radhë në ditën e fundit.



Përpos kësaj, zyrat e pritjes me qytetarin pranë bashkisë kanë punuar dje përtej orarit zyrtar. Të drejtën për të përfunduar aplikimin në fazën e dytë dhe më të rëndësishme e kanë pasur afro 2500 qytetarë, ndërsa fitues do të jenë vetëm një e pesta e tyre.

Në muajin shtator, pasi komisioni i strehimit të bëjë inventarin e të gjithë emrave, bazuar në dokumentet që ata kanë paraqitur, kriteret për përzgjedhjen e përfituesve dhe formulës së pikëzuar, do të vendosë pikët për çdo aplikim për të hartuar listën e përfituesve me 477 të parët me më shumë pikë.

PËRZGJEDHJA

Të gjitha dosjet i kalojnë një vlerësimi administrativ. Komisioni i strehimit pranë Bashkisë tiranë, i përbërë nga pesë anëtarë të bashkisë dhe katër përfaqësues nga kategori të veçanta, përzgjedhin emrat në bazë të sistemit të pikëzimit, sipas tabelës përbri. Ashtu si edhe vitin e kaluar, pikët maksimale i kanë çiftet e reja (shumatorja e moshës së të dyve nuk i kalon 70 vite), nënat kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuar.

piket

Pasi komisioni i strehimit jep OK për listën finale të fituesve, vendimi kalon në Këshillin Bashkiak dhe autoriteti përfundimtar që vulos emrat e fituesve, do t’ia përcjellë bankës së nivelit të dytë për lëvrimin e këstit. Ndërkohë që edhe kjo e fundit bën kualifikimet e saj, për ata që nuk mundësojnë dot pagesën e këstit për një periudhë 20-vjeçare, ata që arrijnë ta kalojnë edhe këtë sitë, vihen në kërkim të një banese brenda territorit të Bashkisë Tiranë, ku banka mbulon jo më shumë se 80% të saj.

Kredia merret në bazë të strukturës së apartamentit, për të cilin ka aplikuar dhe shpallet fitues. Ata paguajnë vetëm 3% të shumës së marrë, ndërsa pjesa tjetër subvencionohet nga bashkia. Interesi i qytetarëve ka qenë i madh, si e vetmja alternativë për të marrë kredi me këst të palëvizshëm dhe të shtrirë për shumë vite.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas