Kryesore, Mapo Format, Universitet

Raundi i parë për aplikimet për universitetet: EPOKA, UET dhe Kolegji Profesional i Tiranës- tre më të preferuarit nga universitetet private

Universiteti Europian i Tiranës, Epoka dhe Kolegji Profesional i Tiranës janë tri Institucionet e arsimit të lartë privat më të zgjedhura nga maturantët.

Në vitin e tretë të aplikimeve në universitet sipas parimit “meritë-preferencë ” tri institucione të arsimit të lartë privat, UET, Epoka dhe Kolegji Profesional i Tiranës shkëputen dukshëm nga 21 operatorë të tjerë privatë që operojnë në Shqipëri .



Në vendin tonë ka gjithësej 36 Institucione të Arsimit të Lartë, 24 nga këto janë private, ndërsa 12 janë publike.

Këto tri institucione janë më të preferuarat nga maturantët shqiptarë për sektorin privat si vijim i një tradite që UET dhe Universiteti Epoka ka, me një traditë më shumë se dhjetëvjeçare në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri me profilin e gjerë të degëve të studimit, strukturave dhe të ndërtimit dhe zhvillimit të tyre. Ndërkohë Kolegji Profesional i Tiranës vetëm në vitin e tretë të tij bëhet në raundin e parë të aplikimeve ndër më të zgjedhurit duke manifestuar një tendencë të shqiptarëve drejt arsimit profesional.

Universiteti Epoka, është pjesë e rrjetit të kolegjeve turke në Shqipëri me një eksperiencë mbi 20-vjeçare si pjesë e fondacioneve turke, të cilat kanë një edukim cilësor madje edhe në gjuhën angleze dhe me një prani në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri në më shumë se një dekadë.

Ndërkohë një aspekt tjetër pse këto dy universitete dhe Kolegji profesional i Tiranës janë më të përzgjedhurit është akreditimi anglez, ku të tria këto institucione janë vlerësuar maksimalisht me nga 5 dhe 6 vite akreditim dhe duket që kanë gjetur në tregun e arsimit të lartë privat vendin e tyre në raport me degët dhe preferencat e maturantëve. Ajo që bie në sy është kërkesa e rritur për Kolegjin Profesional të Tiranës, i cili është themeluar në vitin 2015, duket se ka gjetur një harmoni dhe një përputhje me tendencën që është sot për kolegjet 2-vjeçare profesionale, e ndihmuar kjo edhe nga politikat e qeverisë për mesataren nën 6.

Ajo që duhet pranuar është se skema e re aplikimeve në universitet ka bërë që maturantët duke aplikuar në të njëjtin portal si për universitetet shtetërore dhe ato private ka krijuar një kulturë të re të zgjedhjes së degëve ku çdo vit institucionet e arsimit të lartë privat janë në rritje duke krijuar një raport të ri midis sektorit privat dhe atij shtetëror. Kjo rritje e preferencës së maturantëve drejt këtyre 3 institucioneve vjen pas një ekzistence 15-vjeçare të sektorit të arsimit të lartë në Shqipëri, i cili ka kaluar shumë vështirësi si në aspektin ligjor, por edhe me një konkurrencë të pandershme të universiteteve shtetërore kundrejt sektorit privat.

Në aplikimet për universitet këtë vit ka edhe një element të ri pasi për herë të parë do të ketë tri raunde për të aplikuar në universitet.

Raundi i parë u zhvillua nga data 30 Korrik–4 Gusht dhe regjistrimet për këtë raund do të jenë nga data 30 Gusht–12 Shtator.

Raundi i dytë i aplikimeve në universitet, i cili do të kryhet nga data 15-20 Shtator do t’u japë mundësi jo vetëm maturantëve që nuk kanë patur mundësi të aplikojnë, por edhe atyre që kanë aplikuar por që mund të zgjedhin ndryshe nga ai i pari dhe regjistrimet do të jenë nga data 27 Shtator – 6 Tetor. Si dhe për raundin e tretë nëse universitetet do të kenë kuota të paplotësuara regjistrimet do të kryhen nga data 9- 20 Tetor./Mapo.al/

<
>
kolegji profesional UET LOGO site Universiteti_Epoka.svg

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas