Aktualitet, Kryesore

Apeli kthen në detyrë çiftin Gashi- Gina, fitojnë betejën me Arta Markun

Rovena Gashi dhe Dritan Gina kanë fituar betejën ligjore me kryeprokuroren Arta Marku, ndërsa Apeli administrativ i ka rikthyer në detyrë.

Urdhrat për pezullimin e tyre, pas shqyrtimit nga Apeli kanë rezultuar jashtë kompetencave të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.



Çifti i prokurorëve Gashi dhe Gina u pezulluan disa muaj më parë nga detyra, por sot Apeli ka rrëzuar urdhrat e pezullimit të lëshuar nga Marku duke rikthyer në punë të dy prokurorët e larguar.

“Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurores Rovena Gashi, ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise»,deri ne perfundim te hetimeve ose gjykimit te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

2) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurorit Dritan Gina, ne Prokurorine prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane», deri ne perfundim te hetimeve ose te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

3) Pezullimin e zbatimit te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku, deri ne perfundim te shqyrtimit, me vendim te formes se prere, te ankimit te bere nga ana e Prokuroreve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj ketyre urdherave te paligjshem.

Relatori:Amarildo LaçiDispozitivi:1.Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme për pezullimin nga detyra të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.3.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjithshme.4. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar. Data e shpalljes:08-11-2018”,- thuhet në njoftim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas