Rajoni

Anulimi i lejes nga Kosova, Vuçiç: Do kaloj nga rruga dytësore

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic nuk tërhiqet nga vendimi për të vizituar fshatin Banjë në zonën e Drenicës në Kosovë, edhe pse qeveria i anuloi lejen për shkak të protestave dhe bllokimit të rrugës nga qytetaret.

Ai ka thënë se do përdorë rrugë dytësore për të shkuar në Banjë në kuadër të vizitës dy ditore në veri të Kosovës.



“Do të provojmë përmes rrugëve dytësore të shkojmë, por vështirë se do t’ia dalim”, ka thënë Vuçiç, transmeton televizioni serb RTS.

Ai ka porositur gazetarët e mediave serbe që mos të shkojnë me të, por të qëndrojnë në Mitrovicë. Presidenti serb duke folur për protestën dhe bllokadën e rrugëve në Drenicë, tha se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë.

“Unë jam duke u angazhuar fuqimisht në ruajtjen e paqes ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë. Gjërat duhet të adresohen me fjalë dhe me mendje, jo me mjete të ndryshme dhe armë”- tha Vuçiç.

Përmes një postimi më herët në Facebook, Ramush Haradinaj tha se siguria e qytetarëve është mbi të gjitha.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërheqjen per lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- ka shkruar Haradinaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas