Mapo Format

Anuarët e Filozofisë 2018: A po e vret humanizmin teknologjia?

“Rimarrja e humanizmave” është tema qendrore ku do të sillet debati filozofik në konferencën shkencore. Është zgjedhur kjo temë  pasi gjithnjë e më tepër vihet re se humanizmi, si doktrinë filozofike që vë në qendër njeriun  po sfidohet nga zhvillime teknologjike

Gjithnjë e më shumë njeriu po sfidohet nga zhvillimet teknologjike, ideore dhe kulturore të shoqërisë, që e vendosin theksin te faktorët jashtë njerëzor… A është më bota e bërë nga njeriu për njeriun? Sa cënohet humanizmi nga zhvillimi i vrullshëm teknologjik e nga tëhuajësimi çdo ditë e më shumë i marrëdhënieve njerëzore. Pikërisht rreth këtyre shqetësimeve do të sillet edhe ky edicion i Anuarëve të Filozofisë, që do të zhvillohet në nga data 9 deri më 11 shkurt, siç e do tradita në Llogara. “Rimarrja e humanizmave” është tema qendrore ku do të sillet debati filozofik në konferencën shkencore. “ Është zgjedhur kjo temë  pasi gjithnjë e më tepër vihet re se humanizmi, si doktrinë filozofike që vë në qendër njeriun si potencial, si fokus vëzhgimi, sipas motos “kjo botë është bërë nga njeriu dhe për njeriun” po sfidohet nga zhvillime teknologjike, ideore dhe kulturore të shoqërisë, të tilla që e vënë theksin me tepër te faktorë jashtë njerëzor si: sistemi, infrastruktura, ideologjitë, rolet, programet, etj. Në  këto kushte ka lindur nevoja për të reflektuar seriozisht për kapacitetin dhe limitet e humanizmit, për t’u dhënë përgjigje këtyre çështjeve”- shprehet pedagogu i Filozofisë në UET, Klementin Mile, i cili shton se si pasojë e këtij reflektimi kanë lindur alternativa ndaj humanizmit si antihumanizmi, transhumanizmi apo posthumanizmi.



Edhe këtë vit ky aktivitet do të bëjë bashkë studentë, doktorantë, pedagogë, studiues të Filozofisë, por dhe dashamirës e kontribues në fushën e filozofisë do të kenë mundësinë që të debatojnë dhe të diskutojnë  mbi temën duke shpalosur edhe pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre.

Gjithashtu, sqaron Mile, aktiviteti do të ketë karakterin e një konference shkencore të filozofisë humaniste.  Nuk do të mungojnë as anëtarët e klubit filozofik “Rusell” , nga i cili ka dalë edhe ky aktivitet i përvitshëm, që ka arritur në vitin e tij të katërt.

Qysh në edicionin e parë të kësaj konference pjesëmarrësit kanë ngritur zërin për nevojën që ka shoqëria shqiptare për mendimin filozofik, duke hartuar kështu edhe një kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera publike, për  rikthimin e Filozofisë në shkollat e mesme, si dhe nxitja e mbështetja e degës së Filozofisë nëpër universitete.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas