Editorial

Anti-berishizmi si justifikim i tejzgjatur

artur zhejiNga Artur Zheji

 



Është tanimë e lodhshme dhe intelektualisht rraskapitëse të dëgjosh akuza të pafundme dhe përsiatje shumëngjyrëshe kundër ish-kryeministrit Berisha. Kanë kaluar tanimë 17 muaj të bollshëm nga “Qeverisja e Re” dhe të përqendrohesh te trashëgimia “dramatike” e qeverisë Berisha, si një peshë e papërballueshme për t’u “ngritur mbi supe” dhe për t’u zhbërë, është dita- ditës më e pamjaftueshme. Thënë shqip, ky argumentim nuk mban më.

Në qoftë se këto akuza, që tingëllojnë sot më së shumti retorike, nëse do të vazhdojnë edhe për ca kohë, si edhe duket nga trendy i deritashëm, na jep me dije se ndoshta diçka thelbësore nuk shkon mirë. Nënkuptohet kështu që, kapaciteti për të ngritur lart kurbën e kërrusur ekonomike të krizës, të një krize jo vetëm shqiptare, por rajonale dhe europiane, është një kapacitet që po kalon edhe ai krizën e vet.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë më tej të ndahet me argumente letrare: në engjëj dhe në djaj.

E ka bërë këtë edhe Berisha, për shumë vite, si taktikë dhe si “modus operanti”, të të bërit politikë. Është pra një déjà vu në stilin e komunikimit dhe të parashtrimit të gjërave.

Më kujtohen fare mirë vite të shkuara, në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, në vitet 2002-2005, që kishte nga ata ministra apo “drejtorë të mëdhenj” që dërgonin fjalë dhe premtime nëpër kanale të ndryshme dhe të fshehta komunikimi, tek Doktori, dhe i kërkonin Berishës, në mënyrë absurde, ndihmë për karrierën e tyre në krizë. Ndihma qëndronte në kërkesën që ai t’i sulmonte dhe t’i akuzonte politikisht në Kuvend. Kështu ata, të sulmuarit nga Doktori, shpresonin të fitonin pikë dhe të merrnin grada besueshmërie në Partinë Socialiste. Duke ndjekur Parlamentin e këtyre kohëve, më duket se ky fenomen duket sikur po fillon të përsëritet edhe sot.

Sepse, përveç kryeministrit Rama, që është detyrimisht në linjën e parë të protagonizmit dhe të përballjes politike, të tjerët, thjesht duhet të raportojnë Institucionalisht mbi arritjet apo mosarritjet e tyre.

Sporti retorik për të goditur verbalisht Berishën, largon debatin parashtrues, ose si e thotë latini, debatin propozitiv të këtyre zotërinjve. Dhe kjo është tanimë e bezdisshme, sepse shumica e diskutantëve, kuptohet në një klimë emocionale të tejzjarrtë, më së shumti nuk raportojnë se çfarë është bërë dhe se çfarë do të bëhet, por fillojnë e mbarojnë me “bilancet negative apo katastrofike” të qeverisë së shkuar. Simbas stilit: ngrihem për të diskutuar se çfarë nuk është bërë në kohën e qeverisë Berisha dhe jo për të diskutuar se çfarë kam bërë apo çfarë nuk kam bërë unë, si ministër apo diçka tjetër. Këtë le t’ua lënë gazetarëve apo analistëve politikë, profesionet nuk kanë përse të ngatërrohen qëllimisht.

Që qeveria e kaluar, sidomos në dy vitet e fundit, pati një rënie dramatike rezultatesh, kjo dihet tanimë. Nuk është as mister dhe as e panjohur. Më 23 qershor, për këtë bilanc dhe për ato energji në shterim e sipër të ish-qeverisë, pati edhe një rokadë të qartë e të thekshme elektorale pushteti. Sepse pati, nga Mazhoranca e Re, premtime dhe parashtrime që u besuan, të tipit “Rilindës”, të cilat krijonin bindjen dhe idenë tek shumica e zgjedhësve se Rokada e Pushtetit do të ishte Zgjidhja e Krizës.

Koha dhe parametrat e rezultateve të deritashme rrëfejnë që nuk paska qenë absolutisht kaq e thjeshtë. Ekuacioni qeverisës ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë më i komplikuar. Natyra njerëzore është po ajo, mëkatare dhe egoiste, përfituese dhe grabitqare. Kështu ka mbërritur të mbijetojë raca apo natyra e “homo sapiens” deri në ditët tona të evolucionit të vet, shekull mbas shekulli dhe mijëvjeçar pas mijëvjeçari.

Korrigjimi i kësaj natyre nuk mjaftohet dot kurrë me ndryshimin e një Maxhorance, e pra, me zëvendësimin e saj me një tjetër. Është një Evolucion i gjatë zhvillimi. Eksperienca e vetme, jo perfekte, por gjithsesi e suksesshme në botë, është qytetërimi i sotëm perëndimor. Dhe rrënjën e vet, ky model kaq i vështirë për t’u mbërritur, e ka tek ndryshimi gradual i institucioneve. Proces ky së paku 300-vjeçar dhe shumë i përgjakshëm, dhe shumë i reflektuar. Por edhe i mirëfinancuar nga grabitjet masive koloniale dhe postkoloniale, nga ana e vendeve të zhvilluara ndaj vendeve të tjera.

Për t’u kthyer në terrenin konkret, kur Rama shkonte drejt pushtetit në vitin 2013, e dinte fare mirë Shqipërinë që po merrte në duar dhe instrumentet që kish për qeverisjen e saj. Ai e braktisi me vetëdije betejën parlamentare për Presidentin në vitin 2012.

Dhe sot, Kryeministri duhet t’i bëjë hesapet me Bujar Nishanin, President të Republikës. Nuk ka përse ankohet për këtë. Dhe kjo vlen edhe për Prokurorin e Përgjithshëm, edhe për drejtorin e SHISH.

Rama, Kryeministri pra, ose duhet të bashkëjetojë si të mundet me ta, ose të bashkëpunojë brenda ca hapësirash të ngurta, ose të përshtatet, duke shtuar disa herë më shumë volumin e punës së ekzekutivit. Rrugë tjetër më të thjeshtë dhe më komode nuk ka, së paku edhe për disa vite të mira e të gjata njëkohësisht.

Mirëpo, gjithsesi vendosja në qendër të së “keqes”, apo të yçklës që nuk mirëfunksionon, me arsyen-justifikim se Berisha, edhe sot, i ka të gjitha fajet, është si t’i japësh gaz një makine pa karburant.

Berisha është në Tiranë. Në shtëpinë e vet politike apo familjare. Ballë për ballë dhe a “modo suo” (sipas mënyrës së vet). Me defektet, mëkatet, apo të mirat e tij.

Berisha, ka dhe do të ketë një influencë të padiskutueshme në mjaft struktura strategjike të shtetit. Por ky nuk është një koeficient i panjohur, sepse dihej edhe në qershor 2013, se do t’i kishte. Si njeri përcaktues për shumë karriera politike institucionale dhe si siguresa politike të së nesërmes. Pavarësisht interpretimeve në politikë, për atë tërësi interesash dhe influencash që përbën thelbin e pushtetit dhe politikës, ky fakt mbiquhet largpamësi politike.

Rama dhe qeveria e tij, ka gjithsesi shumë e shumë hapësira që të rrëfejë potencialin e vet reformator apo “shtetformues” dhe për këtë Berisha nuk mund ta pengojë, edhe sikur të donte. Parada e fjalimeve të zjarrta antiberishiste, të disa ministrave apo të disa aspirantëve për ministra, është duke u kthyer në një taktikë politike të pashijshme. Nuk mund të mbushen gropat e mossukseseve të aksh drejtori, apo të aksh ministrie, me vrulle pikante fjalësh sulmuese antiberishiste, që adresohen tek e kaluara, si justifikim, për mosmbërritjet e sotme.

Sepse Berisha apo “trashëgimia” e tij qeverisëse nuk “luftohet” me fjalime retorike, shpesh me përmbajtje të theksuar ideologjike. Përballja me të bëhet me bilance, me shifra dhe me vepra konkrete, në terren konkret.

Përndryshe, pas ca kohësh, duke gjykuar nga fjalët e pafundme ankimtare dhe akuzonjëse, nuk do të dallojmë dot kush është në pushtet dhe kush jo.

PasPara

16 komente

  1. Anti- Berishizmi nuk eshte aspak justifikim i tejzgjatur…dhe ndoshta edhe ju e dini shume me mire…nuk ka nevoje t’ju analizoj une….sic thoni qe Berisha ka nje influence te padiskutueshme…..dhe hapesirat qe ka Rama perballen me nje reaksion shume te lige…..reaksion qe eshte i gatshem per gjithcka……qe nuk njohin asnje lloj tolerance….kulture…apo bashkebisedim….Kuptohet ketu kerkohet nje lloj tjeter trajtimi….qe Rama akoma nuk po eben….dhe ketu e drejta eshte me ju….!

  2. Aq më keq tingëllon kjo,kur kemi parasysh se, ai Rama i fillimit, si kryebashkiak i Tiranës, e filloi bukur dhe punoi fort dy vitet e para dhe pastaj e lëshoi pa duar, pa timon, duke u interesuar të bënte ca leka, me anën e gjobave 20%-dshe,që ua kërkonte atyre që ndretonin pallate me shumë kate, pa plan, pa projekte rregulluese dhe se ,kushdo e din se si e la Tiranën pas 11 vitesh mosqeverisje, si e katandisi dhe e bitisi. Në fund, mori brshkat dhe iku me bisht nën shalë, duke lënë edhe arkën e bashkisë bosh.Ndaj, me të drejtë, kushdo shpreh habi pse ankohet ai për gjëra që i ka bërë vetë e tejkaluar.Si njeri që ka lexuar shumë, që ka shkruar,që ka jetuar në Francë,që din ca gjuhë të huaja, nuk besoj se nuk i ka rënë rasti të lexojë çfarë kanë thënë burrat e shtetit për ankesat që bën ai dhe ministrat e tij për kohën , kur qeveriste Berisha.Nëse nuk e ka lënë kujtesa,vetëm 6 muajt e para mund të ankohesh për paraardhësin, ndersa pastaj, po nuk të eci, fajin e ke vetë , bashkë me ata që ke zgjedhur për të qeverisur.Justifikimet,pas 17 muajsh,vetëm e fajsojnë,nuk e justifikojnë kurrësesi.Ai po tregon paaftësi, nervozizëm,dëshirë për pushtet të pakufizuar,gjoja për të ndryshuar,por realiteti duket i përkeqsuar. P.sh. në veri pati përmbytje, por në jug pati edhe vdekje si shkak i mosorganizimit.Papunësia dhe varfëria, bashkë me pasigurinë u rritën frikshëm.Dhe ajo që nuk i falet aspak nga njerëzit normalë është vendosja e të inkriminuarve në poste drejtuese e deri në parlament.Ndaj, nuk duhet të ankohet për Berishën, as të krenohet për dështimet e suksesshme,por t’i vijë turp dhe të ikin, pa e çuar vendin në greminë.

  3. Z. Zheji, këtë rradhë sigurisht do të ndjehesh vetvetja, i lirë dhe i vertetë si analist dh intelektual të cilit nuk i mungon guximi qytetar. Prova më shpesh të jesh më pak komformist, të bënë mirë ty dhe lexusve të gazetë që ti drejton.

  4. Artikull shume i mire ne rast se e lexojne qeveritaret. Se me duket ministrat e kryeministri akoma se kane kuptuar se cdo te thote te qeverisesh dhe ju duket vetjaa akoma si aktore ne showbiz pa spektatore. Fakti eshte qe kur PD ishte lashte parlamentit, dmth Berisha s fliste ne parlament, askujt si interesonte sec behej atje. E duam se duam, Berisha eshte personaliteti me i rendesishem i pakontestueshem i Shqiperise sot, Njeriu qe beri, e ben histori sa here i do qefi.
    Kryeministri e ministrat e tij tarrallak kujtojne se vendi qeveriset me show, me nje minister qe vrapon me nje kalama ne dore, nje tjeter qe mire qe nuk del te arrestoj vete “bombistet” e tralalala.
    Ishalla e lexojne kete artikull, qofte edhe shkarazi ,se te gjithen skane kohe se jane shume te zene me lookun e tyre prej idioti.

  5. Kush vuan eshte opozitizmi nga zaptimi ne te cilin e mban Berisha i cili eshte akoma megafoni PD, sido qe me nje besueshmeri zero. Eshte PD qe nuk eshte ne gjendje te jete asgje me shume se berishizmi. PD duhet te distancohet nga qeverisja e saj e para qershorit 2013 e me pas, kush e di, nese mund te beje ndopak opozite te vlefshme.

    1. Nuk e kam besuar se gazetari Zhei , do ta gjykonte kaq perciptaz berishizmin , kur koleget e tij erudite dhe guximtare , gjat tranzicionit , kene krijuar Portretin e plote te berishizmit dhe rrezikshmerine apsolute te tij . Nuk eshte kaq i thjeshte berishizmi , sepse edhe jasht pushtetit rremben pushtet dhe krijon eskorta te armaosura dhe me para . Enverizmi nuk ipati keto favore dhe u harrua per nje jave . Si guzon e thua , qe berishizmi eshte fenomen kalimtar , kur ai krijoi ideollogjine e informalitetit , ne te tere piramiden shteterore , shkencore dhe fetare . Ti thua u zhduk . Si ta nxe goja , kur pasojat ne arsim , financa , territor , banka , polici , drejtesi , ushtri dhe vecanerisht ne ekonomi , do te vijojne me dekada . Eshte shkrimi yt me me pa sens llogjik . Ky shkrim nuk te ben nder si analist serioz dhe i pa anshem . I. Foto

  6. Artikulli i z.Zheji eshte me se i sakte.
    Deri sot qeveria Rama nuk ka asgje me se te krenohet.Beri nje operacion te sukseshem ne Lazarat por qe u sfumua shume shpejt nga shume skandale serioze si avjoni i Divjakes.fabrika e Xibrakes apo dhe majori i droges ne Spanje.
    Berisha me gjithe anet e tij negative ka ne bilancin e tij qeverises mjaft bilance pozitive.
    Rama ne fund te mandatit te tij do te duhet te krahasohet me ato qe arriti Berisha.
    Une besoj qe qeverisja Rama do te jete shume larg sepse ai eshte njeri i shout ose njeri i siperfaqshem.ndersa Berisha eshte njeri i thelbit dhe nuk rresht se punuari deri sa ta arrije ne nje perqindje te kenaqshme ate qe duhet.
    Sidoqofte do ta shohim per 2 vjet.

  7. “Antiberishizmi” nuk eshte nje fenomen qe lindi gjate 8 viteve te qeverisjes Berisha apo edhe qe vazhdon edhe tani pasi pushtetin e moren “me merite” te votave socialistet.
    Vecanerisht ne shqiptaret qe per gati 5 dekada “votuam” me 99.99% diktaturen enveriste, duhet te matemi shume kur flasim per “merita votash”.
    Jemi deshmitare te gjithe se kur nga kush dhe si lindi “antiberishizmi.
    Vitet e para te permbysjes se diktatures komuniste, ishin “trimat” vullnetare te Enverit, qe e cilesonin ate tradhtar, e fashist. Pasi Partia demokratike mori pushtetin, “trimat” enveriste nga frika se mos Berisha do te vepronte si Enveri per ti persekutuar e futur neper burgje, sikur u tulaten disi dhe e haruan akuzen “fashist” apo tradhtar.
    Kur pane qe qeveria demokratike nuk kishte ndermend qe te bente lufetn e mallkuar te kllasave qe paten bere enveristet, filluan te rigjallerohen e tani te dalin me akuzen paradoksale se Berisha eshte komunist. Tragjikomedia eshte se kete akuze e benin pikerisht sigurimset e enveristet fanatike.
    Kulmi i maskarrallekut e hipokrizise ishte qe edhe ish ministrat e diktatures, tashme “socialiste europiane”, bile edhe “pantera e zeze”, e veja e diktatorit ju servir nga mediat socialiste publikut, per te denuar “komunistin fanatik” Sali Berisha.
    Pra me kete i bie qe Shqiperia e Enver e Nexhmije Hoxhes te kishte qene demokratike europiane, e na doli nje antar i thjeshte partie, nje mjek i shquar ne rang shkencetari, ai qe i paskej bere gjithe zullumet e komunizmit dhe e mori ne qafe popullin shqiptar duke burgosur diktatorin e fundit komunist “demokrat” Ramiz Aline, te vene e diktatorit e gjithe kupolen e krimeve, ish byrone politike.
    Injorohet teresisht fakti se ne krye te gjykatave shqiptare te asaj kohe, ishin juriste te kallepit te Fehmi Abdiut, qe akuzen e qeverise demokratike per krimet e funksionareve te larte te diktatures, e degjeneruan ne gjykime qesharake se sa kafe kishin pire.
    Injorohet fakti se ishin socialistet qe me “revolucionin bollshevik” te tyre te 97-tes, jo vetem i nxoren nga burgjet te gjithe ish kriminelet e diktatures, por bile i shperblyen edhe per cdo dite burgu si “te denuar politike”
    Nuk mund te meret pra persiper te analizohet “antiberishizmi” duke e personalizuar tek figura e ish mjekut e politikanit Sali Berisha.
    A ka gabuar Berisha ne veprimtarine e tij politike e shteterore ?
    Sigurisht qe po si te gjithe njerezit e shquar qe kane hyre ne histori.
    “I pagabueshem” per enveristet ngelet vetem diktatori Enver.
    Nese duam te analizojme “antiberishizmin”, me se pari duhet ti ndajme hesapet kjarte me sistemet politike. Jemi per sistemin diktatorial nje partiak komunist, apo per nje sistem te lire demokratik pluralist per te cilin luftoi, qofte edhe me ndonje gabim Berisha.

  8. Shkrimi eshte shume i sakte,pas 17 muaj qeverisjeje akoma merren me Berishen,madje edhe 90% e mediave qe duket sheshit se jane te blera nga Rama merren akoma me Berishen,keto media nuk thone asnje kritike per QEVERINE a thua se cdo gje shkon mire,ne fakt asgje nuk po shkon mire

  9. Analize e thelle , shkrim i bukur. Me pelqejne pasazhet filozofike mbi natyren njerezore te paraqitura ne artkull sepse japin celesin per te kuptuar ate qe ndodh sot ne shoqerine ku jetojme. Nenkuptohet dilema” A eshte Rama dhe ekipi i tije qeverises ndryshe nga qeverite e meparshme apo eshte e njejta gje me emra te ndryshem”? A do te munden ata te bejne zap egoizmin, deshiren per perfitime personale, tahmaqarllekun, qe qeverite e meparshme demonstruan? Duket e veshtire! Ka persona qe sakrifikojne p.sh. ne emer te besimit fetar, ose deri dje ne emer te idealit komunist (te barazise shoqerore). Por une sot nuk shoh njerez te gatshem te heqin dicka nga vetja, nga gjeja personale, per te miren e demokracise si sistem shoqeror qe te na sherbeje te gjitheve per nje jete me cilesore. Ja pse duket e veshtire qe keta te sotmit te jene ndryshe nga ata te djeshmit

  10. Kam Respekt per qendrimet dhe opinionet e Zheijt,por ne kete rast me duhet te theksoj se nuk pajtohem me te.Pasojat e keqeverisjes dhe veprimeve shkatrruese te Berishes ne nje aspekt i tejkalojne edhe pasojet e regjimit diktatorial te Enver Hoxhes,madje edhe numri i viktimave ,pra pra te shqiptareve te vrare te regjimit beriashian ne 20 vjete i tejkalon dyfish ato te diktatures enveriste te dyzetviteve.
    Te mos flasim per traumat dhe katrahurat shkatrrimtare ku Shqiperia pothuajse u dogj e u renua disa here nga berishizmi.
    Pasojat e nje qeverisje makaber ku mbisundonte informaliteti,krimi,klanet e bandat,nepotizmi,e injoranca,nuk ka mundesi te riparohen as per aq kohe sa dominoi berishizmi ne Shqiperi.U vrane s hume njerze e u shkatrrua jeta dhe ekonomia por me se shumti ka psuar funksionimi i shtetit ligjor dhe normat qytetare.
    JO Rama por edhe ndonje superman te ishte nuk do kishte mundesi te riparoje shkatrrimet dhe makabritetin qe la pas Berisha ne te gjitha planet.
    Kjo eshte arsyea pse duhet te zgjatet dhe tejzgjatet ,jo justifikimi por paraqitja e makbritetit dhe e verteta e nje qeverisje me tere ate shemti,sepse vete autori i asaj qeverisje shkatrruese eshte ende aktiv ne Skenen politike me tere klanin dhe banden e tij ,madje duke trumbetuar perdite berishizmin ,pra ate qeverisje primitive dhe si opcion te se ardhemes.Barisha dhe banda e tij politike e kriminale eshte ne kulmin e orgjive te saja makaber me akuza e intriga ne perpjekje te ia mvershe tere ato te zeza qe vete i beri Shqiperise e shqipetareve mazhorances aktuasle,madje pa fije turpi perpiqet ti mshes berishizmin si te vetmin opcion te se ardhmes ,duke nxituar ne kerkesen per zgjedhje te jashtezakonshme dhe kthimin e berishizmit ne pushtet.
    Zotri Zheji,ti e din se Opozita aktuale deri sot nuk ka ofruar asnje opcion te ri ,ajo ka qellim dhe opcion kthimin e berishizmit ne pushtet ,prandaj jo vetem mazhoranca por edhe elita intelektuale ne te cilen ti je nder me te nderuarit ,duhet ta keni mision te pemgoni tragjedine qe po i kanoset shqiptareve me perpjekjet e kthimit te berishizmit.

    1. Shume kjarte ke shkruar o “Doli”
      Per ty e keqja e Shqiperise nuk paskej qene enverizmi, por “berishizmi”
      Berisha sipas teje paskej vrare me teper shqiptare se cka vrare Enveri per 42 vjet.
      Po te bej pyetjen e thjeshte :
      Cili shqiptar eshte vrare apo persekutuar neper burgje e internime me motive politike gjate kohes se qeverisjes se Berishes ?
      Perse genjen kur thua se “berishizmi” paskej dominuar politiken shqiptare te periudhes post diktatoriale ?
      Ish partia e Punes, sot Partia socialiste ka pothuajse te njejtin elektorat me bindje te peraferta enveriste si puna tende, dhe nese e marim ne teresi pushtetin qendror e lokal, ne keto 25 vite kane qeverisur njelloj si “te majtet” e ish partise se punes, edhe “te djathtet”
      Eshte tjeter pune nese si preference politike ke diktaturen enveriste, por flije mendjen or trim se enverizmi ne Shqiperi si sistem politik e shteteror ka mare fund njehere e pergjithmone, qekur Berisha fitoi me vota te lira demokratike, ndaj “presidentit” Alia, diktatori i fundit stalinist.
      Di te me thuash o zoteria enverist, se ke ndonje fakt kur ndonje ish i persektuar demokrat te kete vrare qofte edhe nje persekutor, ish kriminel te kohes se diktatures gjate tranzicionit ?
      Ashtu eshte.
      Eshte e vertete qe pas permbysjes se diktatures komuniste ka pasur krime e vrasje ordinere te shumta, por jane propogandat politike enveriste e te mediave te tyre qe i kane amplifikuar ato dhjete fish, pasi gjate kohes se diktatures, nuk guxonte kush te fliste ne Shqiperi per krime e kriminele, pasi kriminelet ishin ne pushtet.
      Mandej nese u permbys enverizmi e sipas teje paskej ardhur nje e keqe me e madhe “berishizmi”, a mund te kete ndonje budalla te besoje se me permbysjen e sistemit kriminal enverist, u zhduken njerezit qe ekzekutuan krimet e urdheruara nga Enveri ?
      Aty i ke ne Shqiperi, ndonese prej saj jane larguar mbi nje milione.
      Ju lezetoi kaq shume pushteti diktatorial komunist, saqe kur ju doli ne shteg per ta bashkuar ate pushtet edhe me pushtetin mafioz te parase, u bene akoma me kriminele e te pacipe.

      1. Mendoj se vec atyre qe kam shkruar me siper, ka nje abuzim te dukshem ne permendjen e “berishizmit”. “Izmat” ne pergjithesi perfaqesojne doktrina politike e fetare.
        Thua vertete qe Berisha krijoi ndonje doktrine te re politike pasi hyre ne politike ?
        Ai u fut ne politike me “doktrinen” e demokracise pluraliste te sistemit perendimor te tregut te lire kapitalist . Nuk ka sepse ti vishen atij atribute te nje doktrine origjinale politike per ta quajtur “berishizem”. Ndonje veprim i gabuar i tij si nje politikan e shtetar i pa eksperience apo i ndikuar nga kushtet specifike te nje shoqerie thellesisht te indoktrinuar nga enverizmi, edhe mund ta dallojne ate nga lideret e tjere te ish vendeve komuniste, por sikur nuk ka vend te flitet per “berishizem” se nuk shpiku Berisha ndonje sistem apo ideollogji te re politike.

  11. ta quash ramen kryeminister dhe tahirin Minister rendi eshte si ti thuash derrit,gicit e gomarit njeri.keto te fundit dijne qfare bejne-pastrojne plehun e vet ne shtepi-kurse rama,tahiri po e rrisin plehun.e filluan me frrok,ndoke,ju bashkuan gjuvana,shullaza,sinanaj etj.ku ke pare deputet qe Godet dhe u filmua dhe nuk e pranon thot e lemova si pjerrin ndreu-kjo ndodh kur jee i qelbur fare si rama.por tutoret qe e mbrojne si artikullshkruesi jane rrezik edhe me i madhe.bejne gebelsin.

  12. Zoteri ti kerkon tek pasoja nuk shlon te shkaku.I zgjatur eshte ‘brishizmi’ dhe jo ajo qe ka lindur pas saj.nuk mund te jete pjella me e vjeter se ai qe e ka lindur. analiza jote ka nonsens

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas