Politika

Ankimohet vendimi i “vettingut” për prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 29/08/18 |
mapo.al

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokuroren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Antoneta Sevdari, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Sipas ankimimit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.


“Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.


Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore“, thuhet në njoftim.



Etiketa: , , ,

Pas