Kryesore

Ankara, Erdogan: Sulmet ndaj ekonomisë turke do të vazhdojnë






               Publikuar në : 14:15 - 13/08/18 |
mapo.al

Në një fjalim të mbajtur në Ankara, në 10-vjetorin e Konferencës së përvitshme të Ambasadorëve, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë të hënë se, pret që sulmet ndaj ekonomisë turke do të vazhdojnë.


Megjithatë, ai parashikoi se lira turke do të rikthehet në “nivele racionale” shumë shpejt, pasi monedha turke ra në nivelin më të ulët rekord, duke u këmbyer me më shumë se 7 dollarë amerikanë.

Erdogani, i cili e përshkroi rënien e lirës si pasojë e një komploti, më shumë sesa parimeve fundamentaliste ekonomike, tha gjithashtu se përhapja e lajmeve të rreme mbi ekonominë ishte një tradhti dhe se veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin një “thikë pas shpine” kundër Ankarasë.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas