ShowBiz

Anjeza Maja tregon momentet më të sikletshme në skenë

Jemi mësuar që prej vitesh Anjeza Majën ta shikojmë në rolin e moderatores. Gjithmonë e qeshur dhe shumë simpatike, Anjeza e ka bërë për vete publikun shqiptar. E ftuar në emisionin “Thumb”, moderatorja ka folur rreth jetës dhe profesionit të saj. Po ashtu, ajo ka ndarë disa nga momentet më të sikletshme që ka kaluar në skenë, për shkak të gafave që ka bërë.

“Një moment i vështirë ishte kur bëja Maratonën e Këngës Popullore në sheshe të ndryshme dhe koncertet i kishim në qytete të ndryshme. I kishim njëri-pas tjetrit. Ishim në Elbasan një ditë, ndërsa të nesërmen shkuam në Berat. Më duhej të mbaja sheshin gjallë për 4-5 orë rresht. Kur shkuam në Berat unë thosha Elbasan, Elbasan. Ata : “Berati moj”, nja 3 herë. Më pas ka qenë një togfjalësh kur ishim në Pogradec. Doja të thoja “buzë liqenit” dhe thashë “buzë bregut detit të liqenit”.



Po ashtu, Anjeza ka rrëfyer edhe për gafa të tjera që ka bërë në skenë, të cilat, me sa duket, nuk janë të pakta. Por rëndësi ka që publiku e ka mirëkuptuar dhe Anjeza i ka kaluar me të qeshur.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas